Ministrja Belinda Balluku punonte në pozicionin e drejtoreshës në kompaninë Albcontrol, (punonjësit e të cilës kanë pezulluar fluturimet në Aeroportin e Rinasit pas grevës) që nga dita kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019.
Gjatë kësaj kohe ajo nuk ka shprehur asnjëherë një shqetësim lidhur me pagat e larta, ndërkohë vetë paguhej me një shifër që shqiptari i thjeshtë as e ëndërron dot. Balluku në deklarimet e saj, rezulton se paguhej rreth 6000 euro ndërsa kërkonte edhe kompensimin e ushqimit.
Por ditën e djeshme ajo u shpreh se punonjësit ankohen kot pasi rrogat e tyre janë 4400$ një shifër sipas saj shumë e lartë ndersa e shpalli grevën “një grusht shteti”.
Duket se njësoj si Rama, edhe ministrja Balluku funksionon me dy standarde.
Gazetari Ermal Mulosmani e ka konsideruar këtë situatë si hipokrite ndërsa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan: