Escobar takoi Bashën, befason Sali Berisha: SHBA-të më kanë kërcënuar

Ish kryeministri, Sali Berisha, është shprehur se Shtetet e Bashkuara e kanë kërcënuar me sanksione shtesë, nëse do të vazhdojë lëvizjen e tij.

Berisha shtoi se u është përgjigjur se kishte besim tek drejtësia dhe se do priste vendimin e dhënë nga gjykata e Parisit, ku ka paditur sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Komentet Berisha i bëri në emisionin Opinion ku ishte i ftuar.

Reagimi i Berishës:

Shtetet e Bashkuara më kanë kërcënuar se do çojnë gjithçka në thesar. Pra që do vendosin sanksione. U thashë bëni çfarë të doni. Unë kam besim sepse çështjen e kam çuar në gjykatën e Parisit. I them Eskobarit që shqiptarët nuk i pranojnë kukullat./albeu.com/