I propozoi kundërshtarit post, a i është përgjigjur Vitia ofertës së Ramës?

Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar ish-kandidatin e VV-së, Arben Vitia, që t’i bashkohet ekipit të tij.

Rama në emisionin DPT te Fidani në T7 se ka thënë se ka 7 ditë që ka thirrur Vitinë në takim dhe se oferta e tij është e sinqertë.

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur ende ftesës së kryetarit të ri të kryeqytetit Përparim Rama, për të marrë postin e drejtorit të Shëndetësisë.

“100% e sinqertë. E kam thënë edhe gjatë kampanjës. E thashë edhe dje. Ideja është që të krijojmë nj ekip profesioniste me njerëz profesional që mund të dërgojnë çështjet përpara. Kjo është ekip profesionale jo politike. Punët që na presin duhet të jenë të shtyra nga njerëz profesionistë”, ka thënë Rama.

Ndërsa sot Rama ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje nga Vitia për këtë ofertë. “Jo”, është përgjigjur shkurt Rama në Klan Kosova./albeu.com/


Shtuar 9.12.2021 19:47