Sot festohet 8 dhjetori, Dita e Rinisë. Në kuadër të kësaj dite zhvillohen aktivtete të shumta. Liderët e Partisë Demokratike, ndër vite, këtë datë e përkujtojnë me takime në qytet Studenti, vendi ku dhe studentët u ngritën të bashkuar dhe u bënë iniciatorë e protagonistë të rënies së komunizmit dhe ardhjes së demokracisë.
Ky vit i ka gjet të përcarë demokratët, ku ish-kreministri Sali Berisha do të rimarrë PD duke thirru një Kuvend Kombëtar më 11 dhjetor, ndërsa lideri aktual, Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin më 18 dhjetor.
Sot, Basha ka bërë me dije se do të zhvillojë një takim në ambjentet e ArTurbinës, ndërkohë Berisha ka bërë me dije se një orë më pas do të jetë në qytet Studenti ku do të zhvillojë takim dhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.