Menjëherë pas arrestimit, presidenti i Sampdorias jep dorëheqjen

Presidenti i Sampdoria Massimo Ferrero u arrestua nga Guardia di Finanza si pjesë e një hetimi nga prokurori i Paola, në Kalabri, për krime korporative dhe falimentim .

Sipas asaj që mësohet, skuadra e Ligurisë nuk është përfshirë në hetim . Ferrero ndodhej në një hotel në Milano dhe u transferua në burgun në San Vittore, ndërsa për pesë persona të tjerë u caktua arrest shtëpiak.

Në një deklaratë, Samp njofton dorëheqjen e menjëhershme, njofton Sport Mediaset. /albeu.com


Shtuar 6.12.2021 15:34