Fenomenit të ‘Big Brother VIP’ duket se nuk i ka shpëtuar as ish-zv.kryeministri Erion Braçe.
Bora Zemani, reagoi për herë të parë, duke kërkuar që njerëzit të qetësohen dhe të mos e sulmojnë Donaldin për zgjedhjen që ka bërë, pra për të vijuar një lidhje me Beatrix Ramosaj.
Ndërkohë që një koment për këtë “ngjarje dramatike” nuk ka lënë pa bërë edhe Erion Braçe. Ai ka postuar deklaratën e Bora Zemanit dhe u bën thirrje shqiptarëve, që tani të flenë të qetë.
“Po shyqyr, shyqyr, flini gjumë tani se u meruat, keni 48 orë pa gjumë,”- shkruan Braçe krah postimit të tij.