Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se një 40-vjeçar ka vrarë me duar e tij bashkëshorten 36-vjeçare.
Ai dyshohet se ka njoftuar autoritetet se e ka mbytur gruan e tij pas një debati të fortë.
Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja.
36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës ku edhe u konstatua vdekja.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për një çift me dy fëmijë të mitur dhe punojnë në kultura bujqësore./albeu.com