Pacolli paralajmëron mbikëqyrje të shtuar në “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”: Gjuetia mbetet e ndaluar

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se hapja e sezonit të gjuetisë nuk e ndryshon ndalesën ligjore për këtë veprimtari në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”.

Përmes një postimi në Facebook, ajo njoftoi se në këto dy zona të mbrojtura do të shtohet mbikëqyrja, me synim frenimin e gjuetisë së kundërligjshme dhe ruajtjen e faunës së egër.

Të lidhura

None found

Kontrollet do të kryhen nga rojet e parqeve, ndërsa monitorimi do të mbështetet edhe nga dronët, kamerat kurth dhe patrullimet në terren.

Pacolli bëri të ditur se zbatimi i këtyre masave do të realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, për të garantuar respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e biodiversitetit në zonat e mbrojtura.

Ajo theksoi se, edhe pse sezoni i gjuetisë ka nisur, ndalesa për gjuetinë vazhdon të jetë në fuqi në territoret e Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”.


Shtuar më 25.10.2026 20:41