Sheshi “Skënderbej” rrethohet nga policia, bllokohen hyrje-daljet dhe hidhen molotovë

Protesta e sotme kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me tensione të forta në qendër të Tiranës, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit.

Në sheshin “Skënderbej”, efektivët kanë mbyllur të gjitha pikat e hyrjes dhe të daljes, duke penguar qarkullimin në këtë zonë të kryeqytetit.

Të lidhura

None found

Një numër i madh forcash policore është dislokuar përreth sheshit, i cili është rrethuar si pjesë e masave të sigurisë.

Incidenti me molotovë është përplasja më e fundit e regjistruar gjatë protestës së 25 tetorit, ku demonstruesit dhe policia janë përballur më herët edhe në raste të tjera.

Para Kryeministrisë, situata ishte tensionuar gjithashtu, ndërsa policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit, kreu shoqërime dhe përdori spraj djegës.

Me protestën e sotme shënohet dita e 13-të e revoltës studentore, ndërsa pjesëmarrësit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.


Shtuar më 25.10.2026 19:49