Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar shkeljet në tendera dhe shpenzimet e administratës.
Nga janari deri në shtator dëmi në buxhetin e shtetit nga tenderat dhe keqmenaxhimi shkon në 430 milionë euro.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar të dhënat nga auditimi ku theksohet se 30 milionë euro është dëmi që vjen nga parregullsitë në të ardhura e shpenzime.
Bëhet fjalë për një rezultat që ka dalë nga auditimi i 134 subjekteve prej muajit janar deri në shtator.
Në raport thuhet se nga parregullsitë dhe shkeljet financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, dëmi ekonomik shkon në 29.5 milionë euro.
Ndërsa shuma me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara arrin në 400.9 milionë euro, nga e cila 46.6 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 354.3 milionë euro në fushën e shpenzimeve jo me eficencë.
Pas shkeljeve të zbuluara, KLSH ka përcjellë në Prokurori 7 kallëzime penale./albeu.com/