Përmes një deklarate, policia shprehet se “rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi Hekuran Hoxha, rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri”.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe Hoxha kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, gjë e cila ka ndodhur pas 4 orësh rrethim nga FNSH dhe RENEA.
Bashkë me të është dorëzuar edhe vëllai, të dy me probleme të shëndetit mendor.