Janë bërë gati dy muaj të gjitha kampionatet janë pezulluar për shkak të koronavirusit.
Bundesliga për të freskuar me tifozët nga montonia e përditshme, ajo përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Instagram” ka kujtuar ka kujtuar super-golin e Milot Rashicës kundër Augsburgut edicionin e kaluar.
Në fitoren 4 me 0 të Werder Bremenit ndaj Augsburgut, futbollisti i Kosovës, Rashica kishte shënuar dy gola, në “Weserstadion”.
Megjithatë, njëri prej atyre dy golave ka mbetur ende në kujtesvn e tifozëve të futbollit gjerman.
“Kundërsulmi, shtirja, goditja – ka shumë gjëra për t’i dashur te ky gol i bukur në Bundesliga nga Milot Rashica”.
Ndryshe, Rashica është futbollisti kryesor i Werder Bremenit, derisa në verë pritet të shihet për mbi 30 milionë euro.