Ndryshe nga të tjerët, këta janë njerëzit që do të mbronin me çdo lloj kushti

Ndonëse të gjithë do të mbronim me çdo kusht çfarë është e jona dhe na përket, universi ka vendsour që ca njerëz të jenë më protektiv se të tjerë. Këtu, hyn sërish në lojë astrologjia dhe shenja juaj e horoskopit. Cilët janë ata? Më të “fiksuarit” ndaj mbrojtjes?

Demi

Demat mund të arrijnë deri aty sa të bëhen posesivë ndaj vlerave të tyre dhe duket sikur gjatë gjithë kohës janë gati për të mbrojtur sigurinë e tyre. Si shenjë Toke, ndryshimi është një nga sfidat që vuan më shumë një Dem, prandaj marrin pozicion mbrojtës sa herë që planet, idetë dhe veprimet e tyre marrin drejtim tjetër apo sfidohen.

Gaforrja

Kjo shenjë njihet për përkushtimin dhe mbrojtjen që tregon ndaj shtëpisë dhe familjes. Kur ndihen të kërcënuar, apo të mërzitur ata do të mblidhen në guackën e tyre dhe do ta shmangnin përballjen e drejtëpërdrejtë. Si rezultat, kjo i çon drejt pasivo-agresivitetit.

Akrepi

Nëse ka diçka që një Akrep do ta mbronte me çdo lloj çmimi, janë emocionet e tij. Si mjeshtër të heshtjes dhe të qënit pasivo-agresivë, atyre s’ju pëlqen ndryshimi dhe refuzojnë të trajtohen pa respekt. Forca dhe krenaria dominojnë tek kjo shenjë dhe nëse ndihen të sulmuar do të nxitonin të hakmerreshin për të mbrojtur veten.

Ujori

Nevoja e tyre për individualitet i ka bërë të kategorizohen si një nga shenjat më protektive të horoskopit. Ata janë gjithmonë gati për të mbrojtur inteligjencën e tyre dhe për t’ju hedhur në sulm kujdo që përpiqet ta ulë/fyejë atë. Filozofia dhe idetë e tyre fikse vijnë para gjithçkaje dhe do të ofendoheshit nëse përpiqeni t’i sfidoni.


Shtuar 30.11.2021 14:58