Dolores Aveiro ka reaguar publikisht pas situatës së tensionuar që çoi në largimin e djalit të saj, Cristiano Ronaldos, nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë.
Të lidhura
None found
Sipas nënës së kapitenit portugez, zhvillimet e fundit kanë shkaktuar dhimbje dhe zhgënjim të madh te familja. Ronaldo, i cili aktivizohet te Al-Nassr, u largua gjatë pushimit të kombëtareve pas përkeqësimit të raportit me trajnerin Jorge Jesus.
Në një prononcim për median portugeze TV 7 Dias, Aveiro e cilësoi të gjithë situatën si tepër të vështirë për t’u përballuar.
“Jam e trishtuar, është normale. Ishte një tronditje. Djali im mund të ishte larguar nga dera kryesore, por në vend të kësaj doli nga dera e pasme”, u shpreh ajo.
Edhe pse pranoi se e kishte përjetuar me shumë emocione, Dolores Aveiro tha se tashmë familja duhet të vazhdojë përpara.
“Por gjithçka është në rregull, Zoti do të kujdeset për të. Qava pak. Edhe të çlirohesh nga emocionet është mirë. Tani duhet të ecim përpara”, shtoi ajo.
Gjithçka nisi gjatë ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Norvegjisë në Oslo. Ish-futbollisti i Manchester United dhe Real Madrid qëndroi në stol dhe nuk u aktivizua.
Ronaldo ishte udhëzuar të kryente nxehjen gjatë gjithë pjesës së dytë, por nuk u hodh në fushë. Kjo situatë i shkaktoi ndjesi zhgënjimi dhe tradhtie, duke e shtyrë më pas të largohej nga grumbullimi i kombëtares.







