Këto këshilla për të zbukuruar pemën e Krishtlindjeve do t’ju ndihmojnë më shumë

Duke qenë se kemi hyrë në muajin e fundit të vitit dhe atmosfera ka filluar të ndihet kudo, ndiq disa këshilla mbi dekorin e festave të fundvitit. Me ca lëvizje të thjeshta, mund ta bësh dekorin festiv të fundvitit vërtet magjik. E gjithë koha e përgatitjes së zbukurimeve në shtëpi është një kohë e pazëvendësueshme, argëtuese dhe magjike. Megjithatë, disa gjëra të vogla duhet t’i kesh parasysh para se të fillosh zbukurimet e Krishtlindjeve.

Studio hapësirën

Kush nuk do të donte një bredh të madh Krishtlindjesh në shtëpi, por a është hapësira e nevojshme për ta pasur? Nëse jeton në një shtëpi apo apartament të vogël, për vendosjen e pemës e ke të nevojshme të heqësh disa mobilie rreth e rrotull apo ta spostosh pemën në një ambient tjetër nëse nuk është e mundur të gjesh një hapësirë në sallon. Ki parasysh që kudo ta vendosësh, ambienti duhet të ketë hapësirën e duhur të qarkullimit. Një pemë e madhe në një ambient të ngushtë dhe të vogël do të ishte mbytëse dhe do të humbte dhe funksionin estetik që ka. Por edhe nëse ke një hapësirë të madhe, duhen marrë gjithmonë në konsideratë zonat e qarkullimit përpara përcaktimit të vendit të bredhit.

Zgjidh dekoret tradicionale

Pema e Krishtlindjeve

Pema është simboli i Krishtlindjeve, ndaj e para gjë që duhet të bësh është të zgjedhësh një pemë të vërtetë dhe të blesh zbukurimet artificiale. Dekorin për pemën mund ta zgjedhësh sipas shijeve dhe stilit tënd, këtu nuk ka asnjëherë rregulla. Vendi më i mirë për të është salloni, në mënyrë që të gjithë të ftuarit ta vërejnë sapo të hapet dera. Nëse të duken të pamjaftueshme zbukurimet, ja disa ide që mund ta pasurojnë pemën:

Dritat me shumë ngjyra

Një pemë e ndezur me drita shumëngjyrëshe krijon menjëherë atmosferë tjetër në shtëpi dhe gjithçka rreth e rrotull e bën më të bukur. Dritat e vogla të bardha janë të njohura, por mund të blesh edhe të tjera me ngjyra të ndryshme, blu, të kuqe, të kaltra etj. Fillo zbukurimin e pemës duke e vendosur vargun e dritave nga poshtë, në mënyrë që të ketë afër edhe ndonjë prizë elektrike. Më pas, vendosi dritat në formë spirale.

Zbukurimet e dekorit

Pema e Krishtlindjeve, nëse nuk ka zbukurimet, nuk ka asnjë vlerë. Ndaj, edhe kur mundësitë janë të pakta, disa gjëra të vogla mund t’i bësh edhe vetë. Përdor kopsa, kristale, letra shumëngjyrëshe, pambuk etj. Mos harroni të vendosësh yllin në krye të pemës. Është një simbol tradicional i yllit të Davidit, që çoi tre njerëzit e mençur për të gjetur vendlindjen e Jezusit. Po ashtu, mund të vendosësh në pemë një engjëll, një flokë dëbore ose gjithçka tjetër si dekorim festiv.

Dekori në fund të pemës

Poshtë pemës mund të vendosësh një tapet të bardhë, në mënyrë që të duket si një sipërfaqe toke e mbuluar nga bora. Vendos dhuratat rreth e qark pemës në mënyrë të çrregullt.

Çorapet e kuqe

Çorapet janë një element tjetër mjaft i rëndësishëm. Mund të jenë edhe çorape të punuara me dorë. Përdor fjongo të kuqe dhe të gjelbra, pasi janë ngjyrat që simbolizojnë festën. Është mirë që çdo anëtar i familjes të ketë çorapen e vet. Vendosi bashkë pranë oxhakut!

Dekoret e jashtme

Dekoro derën me një kurorë Krishtlindjesh

Bli një kurorë të bërë më gjethe bredhi të freskëta ose artificiale. Një kurorë do të bëjë shtëpinë të duket më e dashur për Krishtlindjeve. Po ashtu, mund të bësh një kurorë me tela ose plastike që mund ta përdorësh edhe pas sezonit festiv

Drita në natyrë

Nëse ke pemë të vogla ose shkurre në oborr, mund të vendosësh disa drita në formë rrjete, duke i hedhur ato mbi shkurre. Konsideroje si një ide të zgjuar blerjen e dritave në formë copash akulli që rrinë të varura mbi derë.

Vendos qirinj në dritare

Nëse në stilin tuaj është delikate dhe qetësia, vendosja e një qirir elektrik në çdo dritare të shtëpisë, do të ishte një ide e bukur pa shumë shpenzime.

Bëj flokë dëbore prej letre

Fëmijët e adhurojnë borën për festa. Ndaj do ishte ide e bukur të merreshin me krijimin e këtyre formave, që mjafton t’i ngjisësh në dritare.


Shtuar 30.11.2021 12:05