Katër fëmijë dhe një grua u gjetën të vrarë me armë zjarri në një shtëpi në Kaliforninë Jugore.
Mediat e amerikane bëjnë me dije se në pranga ka rënë një burrë, i cili mendohet se është babai i fëmijëve që u gjetën të vdekur.
Viktimat u gjetën të dielën mbrëma në një shtëpi në qytetin e Lancaster në veri të Los Anxhelosit.
Policia ka bërë me dije se gruaja, një vajzë dhe tre djemtë kishin marrë plagë me armë zjarri në pjesën e sipërme të trupit ku dhe mbetën të vdekur.
Identiteti i viktimave dhe i burrit që besohet të jetë babai i fëmijëve nuk janë bërë publike, ndërkohë që burri po merret në pyetje.
Deri më tani nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen tragjike, dhe nuk bëhet e ditur se si ndodhi ngjarja./albeu.com/