“Ronaldo ka ambicie të mbyllë karrierën me më shumë Topa të Artë se Messi”, reagon CR7: Ferre gënjeu

Kryeredaktori i France Football, Pasca Ferre që edhe një nga dy personat që di emrin e fituesit të Topit të Artë, para pak ditëve deklaroi se Ronaldo i kishte thënë atij se ka ambicie të mbyll karrierën me më shumë Topa të Artë se Messi.

Ylli portugez ka reaguar sonte përmes një postimi në Facebook, ku shprehet se Ferre ka genjyer për të promovuar punën e tij.

“Sot do shpjegoi për deklaratën e Pascal Ferre që në javën e kaluar tha se i kam thënë që kam ambicie të mbyll karrierën me më shumë Topa të Artë se Lionel Messi”.

“Pascal Ferré gënjeu, përdori emrin tim për të promovuar veten dhe për të promovuar postin për të cilin punon. Është e papranueshme që përgjegjësit për dhënien e një çmimi kaq prestigjioz të gënjejnë kështu, në mungesë respekti absolut për dikë që ka respektuar gjithmonë France Football dhe Topin e Artë. Dhe gënjeu sërish sot duke justifikuar mungesën time nga ceremoni me një karantinë të supozuar që nuk ka arsye të jetë”.

“I uroj gjithmonë urime atyre që fitojnë, brenda sportit dhe lojës së ndershme që e kanë udhëhequr karrierën time që në fillim, dhe e bëj këtë sepse nuk jam kurrë kundër askujt. Unë fitoj gjithmonë për veten time dhe klubet që përfaqësoj, fitoj për veten time dhe ata që më duan mirë. Unë nuk fitoj kundër askujt”.

“Ambicia më e madhe e karrierës sime është të fitoj tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë për klubet që përfaqësoj dhe për përzgjedhjen e vendit tim. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të jem një model i mirë për të gjithë ata që janë ose dëshirojnë të jenë futbollistë profesionistë. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të lë emrin tim të shkruar me germa të arta në historinë e futbollit botëror”.

“Përfundoj duke thënë se fokusi im është tashmë te ndeshja e ardhshme e Manchester United dhe gjithçka që ne mund të fitojmë ende këtë sezon së bashku me shokët e mi dhe mbështetësit tanë. Pjesa tjetër? Pjesa tjetër është vetëm pjesa tjetër”, shkroi ai. /albeu.com


Shtuar 29.11.2021 19:13