E FUNDIT/ Baba i një foshnje, zbardhet emri i të riut që i dha fund jetës në Përrenjas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Përrenjasit ku është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt.

Sipas burimeve zyrtare, 28-vjeçari Flori Albrahimi pasditen e të hënës është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë.

Ai ishte baba i një foshje 6 muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Përrenjasit.

Mbetet mister shkaku i vetëflijimit të tij, ndërkohë që në harkun e 60 minutave në Qarkun e Elbasanit janë rregjistruar dy vetëvrasje, pasi më parë i dha fund jetës biznesmeni Tan Sanço.


Shtuar 27.04.2020 16:39