Pas humbjes ndaj Atalantës, Allegrit do t’i duhet të përballet edhe me dëmtimet e Federico Chiesa dhe Weston McKennie, raporton SportMediaset.
Anësori ka probleme në kofshën e majtë dhe do të rikthehet në vitin 2022.
Sa i përket McKennie-t, flitet për një ndrydhje gjuri. Në këtë rast shkalla e problemit mbetet ende për t’u vlerësuar, por amerikani mund të qëndrojë për pak kohë larg fushës. /albeu.com/