Pas nokautit të rëndë të pësuar në Champions League ndaj Chelseat, Juventusi është rikthyer sot në fushë për t’u përgatitur për ndeshjen e kampionatit të së shtunës kundër Atalantës. Sesioni i mëngjesit – raporton njoftimi për shtyp i klubit të Juventusit – i cili përfshinte punën për posedimin dhe menaxhimin e topit dhe hapësirës në fushë, taktikat dhe ushtrimet për përfundimet e golave në menu.
Lajmi i mirë vjen nga dy lojtarë në veçanti: Bernardeschi dhe Chiellini , në fakt, u kthyen dhe u stërvitën rregullisht me grupin pasi kishin qënë të dëmtuar./h.ll/albeu.com