Ra në koma për shkak të koronavirusit, zgjohet futbollisti francez

Mesfushori i Montepellier Junior Sambia nuk është më në një gjendje kome, sipas raportimeve në Francë.

23-vjeçari u fut në një gjendje kome artificiale pasi ishte infektuar me koronavirus.

Sambia, i cili ishte futbollisti i parë i Ligue 1 me Covid-19, u zgjua të Premten në mbrëmje.

Në fillim të kësaj jave agjenti i tij zbuloi se simptomat ishin bërë aq serioze sa që pasi ndërroi spitalin dhe ishte në kujdesin intensiv , andaj mjekët vendosën ta fusin në gjendje kome.

Ka pasur më shumë se 123,000 raste të konfirmuara të Covid-19 në Francë dhe 22.245 vdekje./


Shtuar 25.04.2020 20:42