Upss! Kryebashkiakja filmohet duke rregulluar thonjtë në një sallon bukurie (FOTO LAJM)

Rregullat e karantinës si pasojë e COVID-19 janë bërë për t’u thyer vetëm nga udhëheqësit.

Një kryebashkiake në Teksas është detyruar të kërkojë falje publike pasi ka thyer rregullat e karantinës për të rregulluar thonjtë në një sallon bukurie, shkruan Daily Mail.

Bëhet fjalë për Becky Ames e cila u fotografua duke mbajtur një maskë teksa bënte thonjtë në një sallon në Beaumont të Martën.

Zyra e Avokatisë së Qarkut tha të enjten se po heton se si ajo doli dhe madje vizitoi këtë sallon, kur ato janë ndër bizneset e urdhëruara nga vetë Ames të mbyllen pas izolimit që u njoftua më 27 mars në mes të pandemisë nga koronavirusi.

Shkelja e kufizimit dënohet me gjobë deri në 2,000 dollarë.

Kryebashkiakja e Beaumont, Ames kishte thënë të martën se ajo nuk shkel urdhrin e izolimit e më pas kërkoi falje për veprimet e saj të enjten.

Pas fotografisë që qarkullonte në rrjetet sociale, Ames tha që ajo nuk po bënte manikyr, por thjesht po hiqte thonjtë artificialë.


Shtuar 25.04.2020 15:30