Kuvendi do të mblidhet sot, në orën 10:00, në një seancë maratonë për shqyrtimin dhe menaxhimin e buxhetit të vitit 2022 dhe paketës fiskale.
Pas miratimit në parim, seanca e sotme do të vulosë përfundimisht buxhetin 2022.
Rendi i ditës:
Në mbështetje të Urdhrit nr. 28, datë 23.11.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 15.11.2021
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
4. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
5. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
2
6. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
7. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2022”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
8. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
9. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për zbatimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe hartimit në nivel përfundimtar dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, ratifikuar me ligjin nr. 86/2016”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
3
Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
11. Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19”. (Neni 83 dhe 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 28 të Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
(Shprehet një folës pro e një folës kundër)
Koha e votimit
12. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 79/2021 “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit “Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 21/1 të Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
13. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 21/1 të Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)’- parashikohet në rendin e ditës./albeu.com