Zjarrvënie e qëllimshme? Digjet në parkim një makinë në Elbasan

Orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur një makinë në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Makina i përkiste shtetasit E. T., dhe ka qenë e parkuar pranë banesës së tij, ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme apo për shkaqe të tjera. Hetimet kanë nisur

“Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 24.11.2021, rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij, i cili  është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 24.11.2021 07:16