Xavi: Ne jemi Barça, do të shkojmë në Mynih për të fituar

Barcelona nuk arriti të marrë më shumë se një barazim pa gola ndaj Benfikës, por Xavi beson se ekipi i tij mund të fitojë në duelin e fundit ndaj Bayernit.

“Ne ishim shumë më superiorë se Benfica sonte, luajtëm një lojë të mrekullueshme, na mungoi vetëm goli”.

“Nëse do të kishim shënuar gol, tani do të flisnim për një lojë të shkëlyqer”.

“Ne Jemi Barcelona, do të shkojmë në Mynih për të fituar”, tha Xavi.

Nëse Benfica triumfon ndaj Dynamo Kievit, atëhëra Barcelona duhet të mposht Bayernin për tu kualifikuar tutje, në të kundërtën do të eliminohej. 


Shtuar 23.11.2021 23:59