Ditën e sotme në Bullgari ndodhi një aksident i rëndë ku një autobuz me turistë mes tyre edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndodhi një aksident i rëndë ku humbën jetën 46 shtetas.
Shtetasi Orhan Aliti ishte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari. Ai kishte arritur të thyej xhamin e pasmë të autobusit dhe të kërcejë në rrugë.
Orhani për fat të keq nuk arriti të shpëtoj djalin e tij 23-vjeçar. Samet Aliti, axha i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregon për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.
Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. /albeu.com/