Pas Antonelës e Meridianit, një tjetër personazh do t’i bashkohet spektaklin e nesërm shtëpisë së “Big Brother VIP”! Siç regjisori Eduart Grishaj ka zbuluar, këtë herë do të jetë një djalë ashtu siç vajzat kanë kërkuar. Ndonëse nuk është zbuluar emri, personazhi i radhës duket se do të jetë një ish-fitues i “Big Brother”: Vesel Kurtishaj.
Por veç tij, duket se do të ketë edhe një hyrje tjetër! Kryefjala.com shkruan se aktorja Eva Alikaj, do të jetë banorja më e re e shtëpisë, të cilën shqiptarët e njohin si “Elsa e Pallatit 176”.
Kujtojmë që, para pak ditësh, një nga provat argëtuese të banorëve, ishte të ndanin rolet, për të interpretuar komedinë e famshme.
Megjithatë, nuk ka konfirmim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP” për asnjë nga emrat, ndaj ne na mbetet të presim spektaklin e nesërm për të zbuluar më shumë