Dashi
Duhet të kujdeseni më shumë për veten gjatë kësaj dite dhe të mendoni pozitivisht përherë. Ju që jeni në një lidhje përgatituni për momente plot eufori, lumturi dhe sadisfaksion. Do dini si ti shprehni ato që ndjeni dhe do jeni mjaft pasionantë. Për ju beqarët do jetë pikërisht Marsi ai që do iu hape rrugën drejt dashurisë së shumëpritur. Do ju ngelet vetëm ta mirëprisni atë. Në punë bëni kujdes nga personat që keni rreth e rrotull sepse do mundohen t’ua prishin planet. Mos besoni verbërisht tek askush. Situata financiare do ndikohet drejtpërdrejt nga Saturni. Megjithëse mund te keni ndonjë tronditje të vogël dita do mbyllet mirë.
Demi
Sot do ju duket sikur të gjithë duna t’ua hedhin dhe do kapeni pas çdo personi që do keni para. Marsi, perëndia e luftës mund të provokojë një klime jo të mirë për ju që keni një lidhje, por nga ana tjetër do qëndrojë edhe Venusi i cili do mundohet të zbute çdo gjë. Në mbrëmje mund të ketë edhe nota pasioni. Nëse jeni beqarë edhe pse do e kërkoni shumë dhe do jeni sharmantë, nuk do takoni dot personin e duhur. Në punë do keni disa përballje të forta me shefat, por në fund do e merrni atë që keni kërkuar. Ndonjëherë ja vlen te tregoheni paksa kokëfortë. Mërkuri do të favorizoje financat dhe do iu mundësojë të plotësoni edhe disa nga dëshirat tuaja për shpenzime.
Binjakët
Për kënaqësitë tuaj më të madhe Venusi do ua bëjë ditën të jashtëzakonshme sot. Marrëdhënia me të tjerët do jetë e ngrohtë dhe ju do ndiheni mjaft optimistë për të ardhmen. Nëse keni një lidhje do arrini t’i shprehni akoma më shumë ndjenjat dhe d ndiheni në çdo moment shumë të lumtur. Buzëqeshja do jetë mbizotëruese dhe do ju zbukurojë akoma më shumë. Ju beqarët do jeni ende të paqartë në mendime dhe nuk do besoni plotësisht tek dashuria. Kjo do jetë arsyeja pse nuk do ndiheni gati të hidhni hapa. Në punë më në fund o ju aprovohet një projekt i rëndësishëm. Edhe financat do mbeten të mira.
Gaforrja
Si në planin sentimental ashtu edhe në atë miqësor sot do përballeni me luftëra egosh që do ua prishin marrëdhëniet Nëse keni një lidhje, nuk do merrni aq dashuri e ngrohtësi sa keni menduar kështu që shumicën e kohës do ndiheni të brengosur. Do keni edhe më shumë dyshim nëse do doni të hidhni hapa më tej apo jo. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura kalimtarë prandaj duhet të mendohen mirë nëse do hedhin hapa apo jo. Në punë nuk do e keni shumë të lehtë të vazhdoni përpjekjet ndërkohë që të tjerët rrinë, por ky është fati juaj. Në planin financiar duhet të reflektoni para se të shpenzoni.
Luani
Sot do jeni mjaft aktivë dhe plot ide të mira. Do i ndihmoni pafund ata që ju rrethojnë dhe do ndiheni edhe vetë të plotësuar. Nëse jeni në një lidhje nuk do ju pëlqejnë disa gjëra që do ju thotë partneri dhe mund të mërziteni me të. Më e mira do jetë të flisni sa më hapur dhe të sqaroheni njëherë e përgjithmonë. Keni për t’i kuptuar gabimet reciproke dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni beqarë dhe ju pëlqen tej mase dikush mos u mendoni shumë, por hidhuni në veprim menjëherë. Në punë tregohuni vigjilentë dhe mos e humbisni besimin tek vetja. Xhelozisë së të tjerëve mos ja vini veshin. Në planin financiar mund t’iu dalin të papritura nëse nuk merrni masa.
Virgjëresha
Mërkuri dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite prandaj do i shihni gjërat me më shumë optimizëm. Do ndiheni rehat dhe do i rregulloni edhe mosmarrëveshjet familjare. Nëse jeni në një lidhje mundohuni t’i kushtoni më tepër kohë dhe vëmendje partnerit tuaj pasi në të kundërt ai do fillojë të largohet dhe do ndiheni akoma më keq nga më parë. Për ju beqarët disa pjesëtarë të familjes do kenë ndikim shumë të madh dhe do ju krijojnë kushtet e duhura për të filluar një lidhje. Në punë do i bëni gjërat me përtesë, por deri në fund të ditës do i realizoni objektivat. Në planin financiar do bëni të pamundurën ta përmirësoni situatën.
Peshorja
Ditë sharmante do jete kjo e sotmja për ju dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Nëse jeni në një lidhje do kaloni orë të këndshme pranë atij që dashuroni. Nuk do mungojnë nga të dyja palët komplimentet, fjalët e ëmbla dhe gjestet romantike. Gjithçka do jetë në perfeksion. Për beqarët dashuria do fillojë me një shoqëri kështu që tregohuni sa më të hapur për njohjet e reja. Në punë vërtet do jeni të ngarkuar, por përkujdesi dhe përgjegjshmëria nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Organizimi gjithashtu do jetë një pikë e fortë. Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të vogla, por sidoqoftë gjendja nuk do jetë alarmante.
Akrepi
Sot për fat të keq nuk do e keni shumë të lehtë të ruani dialogun e mirë me të tjerët dhe kjo ka për t’iu sjellë probleme. Nëse jeni në një lidhje bëni shume kujdes me xhelozinë pasi po e tepruar do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar. Ju beqarët do tregoheni më të emancipuar dhe do jeni gati edhe për ndonjë flirt momental. Në punë, ata që fillojnë aktivitetin shume shpejt apo ata që punojnë natën do kenë më shumë vështirësi se të tjerët dhe nuk do arrijnë atje ku duhet. Shpenzimet mund të dobësohen vetëm nëse mbyllni sytë dhe shpenzoni kuturu.
Shigjetari
Planetët do ju bëjnë të paqëndrueshëm gjatë kësaj dite dhe humori do ju ndryshojë herë pas here. Duke parë ndikimin e Mërkurit, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë paksa delikate. Ju do jeni në forme të shkëlqyer, por komunikimi me partnerin do jetë shume i vështirë. Nëse zemra juaj është ende e lirë, mundësitë për takime do jenë të shumta. Kujdes mos pëlqeni dikë që nuk do ua kthejë pëlqimin. Në punë, nëse nuk do jeni shumë të qarte për atë që duhet të bëni, kërkoni ndihmë. Disa miq besnikë nuk kanë për t’iu lënë në baltë. Financat do pakësohen sepse nuk do i bëni dot ballë dëshirës së madhe për shpenzime
Bricjapi
Sot do jeni më të qartë në mendime dhe do ndërmerrni plot iniciativa. Do dini të ndiqni edhe rrugën më të mirë. Ju që keni një lidhje do jeni besnikë dhe do ndiheni më të sigurt. Nga ana tjetër, Jupiteri do të sjelle edhe më shumë sensualitet dhe pasion. Nëse jeni beqarë duhet te prisni edhe disa ditë më shumë për të gjetur atë që aq shumë keni kërkuar. Sot nuk do jetë dita më me fat. Në punë do ju duhet shumë vëmendje dhe shumë mund për të arritur atje ku dëshironi. Sado të vështira të jenë gjërat nuk duhet të dorëzoheni. Përfitoni nga ndihma e Neptunit për të përmirësuar situatën financiare dhe ulni sa më shumë shpenzimet.
Ujori
Hëna do ju bëjë të tregoni gjithë forcën e brendshme që ndieni dhe të tjerët do ju vlerësojnë më tepër. Jeta sentimentale për të gjithë ju që keni një lidhje do jetë plot dinamizëm. Edhe nëse keni kaluar një faze delikate do rregulloni çdo gjë dhe dialogu do të rivendoset. Nëse jeni beqarë, planetët do jenë mjaft premtues. Shikoni me kujdes kudo që të shkoni sepse do gjeni atë që kërkoni. Në pune yjet do ju japin energji dhe do ju nxitin të tregoheni këmbëngulës. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur sot. Financat do të ndikohen nga Dielli dhe ju do shpenzoni më shumë sesa duhet. Kujdes sepse gjendja nuk është shumë e mirë dhe shpejt mund të mbeteni me xhepat bosh.
Peshqit
Dëgjojeni Venusin gjatë kësaj dite dhe mundohuni të pajtoheni me personat me të cilit keni pasur zënka të forta. Nëse tashmë jeni në një lidhje, kujdes nga influenca e Jupiterit i cili do iu bëjë të kërkoni më shumë liri. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm lidhja mund të ketë tronditje të mëdha. Nëse jeni vetëm, Saturni nuk do iu lejojë të entuziazmoheni kot për diçka që nuk ia vlen. Planetët do iu ofrojnë shumë mundësi për të arritur atje ku doni në profesion. Do ketë ndryshime goxha pozitive. Në planin financiar do keni probleme të vogla. Gjithsesi nëse tregoheni më të organizuar ju mund t’ia dilni edhe me aq para sa keni./h.ll/albeu.com