Rama nxorri ushtrinë në rrugë, Meta: Nuk i friksohem tankeve, jam i racës Vojo Kushi!

Meta ka deklaruar se nuk e shqetëson prania e tankeve në rrugë por virusi i padukshëm dhe se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Deklaratën, kreu i shtetit e bërë këtë mbrëmje teksa e konsideroi veten “njeri i racës së Vojo Kushit”.

“Situata në të cilën ndodhemi nuk më lë rastin të bëj shumë politikë. Tankun nuk e shoh problem, sepse të kam thënë që jam i racës së Vojo Kushit.

Problemi është ça t’i bëj virusit që nuk e shoh. Unë nuk justifikohem. Unë kam një shqetësim se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Kaloi 1 muaj e gjysmë dhe njerëzit janë të stresuar por mos të harrojmë që në javët e para ishte një shqetësim shumë i madh edhe për shkak të situatës dramatike në Itali”, theksoi ai.


Shtuar 23.04.2020 21:58