Alexis Sanchez do të mungojë të paktën për dy javë, kanë raportuar mediat italiane.
Sanchez u dëmtua në ndeshjen kualifikuese të Botërorit “Katari 2022” kundër Ekuadorit, të cilën Kili e humbi me rezultatin 2:0.
Ai e dëmtoi muskulin e këmbës dhe do t’i mungojë Interit për dy javët e ardhshme.
Simone Inzaghi nuk do të mund të llogarit Sanchezin për ndeshjen derbi të Serie A kundër Napolit, që luhet të dielën mbrëma.
Sanchez këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka dy asistime në dhjetë ndeshje. /albeu.com/