Rey Manaj është rikthyer te goli në përballjen mes Sivassporit dhe Pendiksporit, e vlefshme për javën e 9-të të Ligës së Parë turke.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare përfitoi nga pasimi i Yildirim në minutën e 21-të dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar vendasit në avantazh.
Të lidhura
None found
Me këtë realizim, Manaj regjistron golin e tij të 7-të sezonal. Sulmuesi rikthehet kështu në të njëjtin ritëm ku e kishte lënë me Sivassporin, pas paraqitjeve të fundit me Kombëtaren në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.






