Ky është çifti i lidhur me tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe vëllanë e saj

Valon Ramushi dyshohet se qëndron pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e së premtes në Livoq të Ulët të Gjilanit.

Të lidhura

None found

Ngjarja e rëndë u raportua pas të shtënave me armë zjarri, ku dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën.

I dyshuari është dorëzuar vetë në polici, konfirmuan autoritetet.

Zëdhënësi i Policisë, Hashani, bëri të ditur se një burrë rreth 30 vjeç u gjet i vrarë brenda një automjeti, ndërsa dyshohet se ishte qëlluar me armë zjarri.

Një grua rreth 30-vjeçare u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Sipas Policisë, edhe gruaja dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga i njëjti person.

Një tjetër person mbeti i plagosur nga të shtënat. Pas ndihmës së parë të marrë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, ai u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Hetuesit dyshojnë se viktimat dhe i dyshuari kanë lidhje familjare, ndërsa rrethanat që çuan në këtë ngjarje mbeten ende të paqarta.

Hashani deklaroi se, bazuar në informacionet e para, mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një marrëdhënie familjare, por motivi i krimit nuk është përcaktuar ende.


Shtuar më 9.10.2026 17:33