Mbështetja e hapur e Jurgen Klopp ndaj Virgil Van Dijk për të fituar Topin e Artë nuk është pritur mirë nga mnjë tjetër futbollist i skuadrës që është pretendent, Sadio Mane.
Ylli senegalez shkëlqeu në 2018/19 me 26 gola për ta shtyrë Liverpoolin drejt një suksesit të Ligës së Kampionëve dhe pothuajse te titulli i Premierligës.
Por ishte Van Dijk ai që mori më shumë lëvdata, duke fituan çmimin e Lojtarit të Vitit në Premierligë dhe vendin e dytë pas Lionel Messit për Topin e Artë.
Sidoqoftë ishte mbështetja e Klopp për shokun e tij të Liverpool që e la Mane të mërzitur me trajnerin e tij, pretendon France Football.
Kjo vjen në mes të interesit të raportuar nga Real Madrid në shumën prej 132 milionë funteve, për të cilët besohet të jetë klubi i vetëm që Mane do të mendonte të largohej.
Mane përfundoi në vendin e katërt në listë, pas tre të parëve Messi, Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.
Klopp tha në dhjetor se ‘do të ishte të drejtë’ nëse qendërmbrojtësi holandez do të kurorëzohej me çmimin.