Meta uron Ditën e Tokës: Koronavirusi nuk e ndal dot pranverën

“Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën”! Kështu e nis reagimin e tij presidenti Ilir Meta mesazhin e tij në ditën ndërkombëtare të Tokës.

Ky mesazh është i lidhur ngushtë me situatën në të cilën jeton vendi, si pasojë e COVID-19.

“Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme! Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t’ju rikthyer bukurive tona përrallore natyrore! Gëzuar Ditën e Tokës”, shkruan Meta.


Shtuar 22.04.2020 08:43