Policia italiane ka vënë në pranga 3 shqiptarë në dy aksione të ndryshëm, pasi janë kapur duke shitur drogë.
Në rastin e parë, në Milano u arrestuan 2 shqiptarë të moshave 37 dhe 24 vjeç si dhe një shtetas brazilian 24 vjeçar, pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjet një sasi e vogël kokaine.
Ata shfaqën nervozizëm kur policia nisi kontrollin në kuadër të kufizimit të lëvizjeve për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe deklaruan se po ktheheshin nga Bergamo ku kishin marrë pjesë në një carrim.