Do hapen apo jo shkollat këtë vit? Rama: Javën tjetër jepet vendimi

Kryeministri Edi Rama me anë të një deklarate online në Facebook, ka bërë me dije kur do të merret vendimi për shkollat.

Rama shkruan se është një rrezik shumë i madh të hapen për momentin shkollat dhe shton se vendimi zyrtar për këtë ceshtje do të merret javën tjetër.

Deklarata e Ramës:

Deri në fillim jave tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet, vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht, harrojeni Suedinë.

Domethënë të gjithë ende nuk kas një konkluzion për arsimin dhe turizmin.

Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat e nga tërmeti ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi mbipopulluara shumë nga shkollat ekzistuese. Risku për t’i hapur shkollat është shumë i madh./albeu.com/


Shtuar 21.04.2020 16:28