Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreu demokrat Lulzim Basha në lidhje me buxhetin e vitit 2022. Rama i ka thënë Bashës se nuk heqin dot asnjë gjë nga buxheti dhe se nuk kanë për t’i ndalur dot në rrugën për ta bërë Shqipërinë.
“Probemi është që ju nuk hiqni dot asgjë nga buxheti. Ju mund të votoni kundër, edhe kaq. Se ju as hiqni dot gjë, e as frenoni dot gjë në këtë rrugë ku nuk na ndalni dot ju. Nuk na ndalni dot dje, nuk na ndalni dot sot, nesër jo e jo, dhe tani shihni kush do ndali njëri-tjetrin aty te ju, se ne kemi punën tonë dhe do vazhdojmë drejt. Do ta bëjmë Shqipërinë për fëmijët tanë dhe fëmijët tuaj”, tha Rama./albeu.com