11 raste të reja me Covid-19 janë evidentuar në 24 orët e fundit
në Krujë duke e kthyer këtë qytet në rrezik.
Nga 21 tamponë që u janë marrë mostrat 11 kanë rezultuar pozitivë dhe pritet që numri të rritet frikshëm për shkak të fabrikës së këpucëve shkruan panorama.
Mësohet se të gjitha rastet që shfaqen çdo ditë janë në zinxhirin e takimeve me të prekurit.
Deri më tani numri zyrtar që vjen nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket numrit të të prekurve me COVID-19 në Krujë është 23.