Një nga mesfushorët më të mirë këtë sezon te Pogradeci, Ilidian Shyti, ka folur në një intervistë për “playersonfocus.wordpress.com” për të ardhmen dhe për objektivat e klubit liqenor.
Shyti deklaroi se dëshiron të luajë në Superligë sa më parë me Pogradecin, ndërsa për të ardhmen tha se objektivi i vetëm është për momentin është skuadra e Pogradecit.
Ai gjithashtu nuk la pa falenderuar dhe tifozëte liqenor që sipas tij janë lojtarët e 12 në fushë. Për më shumë intervistën e plotë e gjeni përmes galerisë. /albeu.com/