Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i pak orë më parë në Tiranë, në zonën e Astirit ku u vranë me armë zjarri dy të rinj.
Viktimat janë Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe Armando Dumani, 26 vjeç, të dy personazhë të njohur për botën e krimit në Shqipëri.
Burimet bëjnë me dije se Erigers Mihasi e Armando Dumani të cilët u vranë sot në atentat janë kontrolluar nga efektivët e policisë vetëm 30 minuta para se të ekzekutoheshin me breshëri plumbash.
Mësohet se policët janë tërhequr nga xhirot e shumta që po bënin të rinjtë.
Erigers Mihasit, 32-vjeç që po drejtonte mjetin e llojit “Audi” dhe me pasagjer Armando Dumani, është ndaluar nga një Efektiv I Policisë Rrugorë dhe u ka kontrolluar dokumentacionin e nevojshëm.
Por sipas policisë nuk u është gjetur asgjë e paligjshme dhe janë lënë të vazhdojnë rrugën.
Vetëm pak minuta më vonë, në rrugë u zunë pritë atentatorët dhe i ekzekutuan në semafor. Gjithashtu mësohet se Mihasi gjendej nën përgjim nga prokuroria.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur te “2 rrathët” në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se :
Grupi hetimor ka bërë identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.
Ndërkohë në Thumanë është gjetur një automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.
Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes. /albeu.com/