Kreu i PD-së Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter shprehet se Shqipëria, në syrin e të gjithë botës, është një shtet i kapur nga korrupsioni.
Më tej në postim Basha shkruan, që pushteti t’u kthehet qytetarëve, politikanët e korruptuar duhet të ndëshkohen.
“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha./albeu.com
1/2 Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie.? pic.twitter.com/lnzqd4hIKN
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 13, 2021
2/2 Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 13, 2021