I skadon kontrata në qershor, Marca: 3 ekipe të mëdha në garë për Pogba

Lamtumira e Paul Pogba me Manchester United ësht shumë e mundshme ripërsërit Marca.

Lëndimi i mesfushorit francez në kombëtaren pak ditë më parë mund t’i kishte dhënë fund aventurës së tij me ekipin e Premierligës.

Drejtuesit e Djajve të Kuq nuk do të donin më të prisnin vendimin e lojtarit dhe agjentit të tij Mino Raiola për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në qershor, raporton albeu.com.

Juventusi  pëlqen akoma Tchouameni:

Marca shkruan se Real Madridi po vëzhgon me interes situatën, i gatshëm të japë dorën për të marrë Pogban, gjë që i pëlqen Carlo Ancelottit.

Te francezët, shkruan faqja e gazetës spanjolle, janë edhe Juventusi dhe Paris Saint-Germain. Bianconerët gjithashtu vazhdojnë të ndjekin Aurelien Tchouameni të Monakos, i cili është vëzhguar prej disa kohësh nga Federico Cherubini. Një pengesë për blerjen e Pogba, i cili do të lirohet pa asnjë kosto në qershor, mund të jetë paga e tij neto prej 12 milionë në vit : Marca thekson se edhe për Real Madridin një kompensim kaq i lartë mund të jetë problem. /albeu.com/


Shtuar 13.11.2021 13:32