Makina përplas të miturin në Tiranë

Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë, në vendin e quajtur Kthesa e Yzberishtit. Një makinë ka përplasur një fëmijë 13 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 13.11.2021 13:27