Buxheti 2022 për Arsimin, Kushi: Do rishqyrtojmë tekstet, 110 milion lekë për shkollat e arsimit special

Ditën e sotme ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryeministri Edi Rama po prezantojnë buxhetin e vitit 2022 për Arsimin.

Ministrja Kushi gjatë fjalës së saj deklaroi se është evidentuar problemi i parregullsive në tekstet shkollore dhe tha se të gjithë librat do të rishqyrtohen.

Gjithashtu u shpreh se, 20 milion lekë do të alokohen për pasurimin e bibliotekave dhe 110 milionë lekë për shkollat e arsimit special.

“Këtë mandat objektivi është të rriten pagat me 32% në të gjitha shkollat. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë përmirësime tekstet, prandaj kemi nisur rishqyrtimin e teksteve për të rregulltar çdo parregullsi për tekstet shkollore.20 milionë lekë do të vazhdojmë pasurimin e bibliotekave në shkolla. 110 milionë lekë për shkollat e arsimit special, për nxënësit që nuk shikojnë e nuk dëgjojnë me qëllimin për t’i kthyer këto shkolla në qendra burimore”, tha Kushi.

 


Shtuar 13.11.2021 10:53