Kurti takohet me zv/presidenten e SHBA-ve, Kamala Harris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëritë ditur se, është duke marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe.

“Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff.

Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota.

Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell.”, Njoftoi Kurti në murin e tij në Facebook. /albeu.com/


Shtuar 12.11.2021 17:46