Shaqiri: Objektivi ynë është të mposhtim Italinë

Me trajnerin Murat Yakin, Xherdan Shaqiri ishte i pranishëm për të prezantuar Itali-Zvicër, garën kyçe për aksesin në Botërorin që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar.

Cilat janë ndjenjat tuaja? A është ndryshe nga gara e korrikut?
Sot vij këtu me një ndjenjë ndryshe, pozitive në krahasim me garën europiane. Viti i ri, trajner i ri, ne e shikojmë të ardhmen me optimizëm dhe duam të tregojmë një reagim për ndeshjen e korrikut dhe të rikuperojmë krenarinë e humbur në krahasim me ndeshjen e korrikut”.

Mungesat janë të shumta, si reaguat si kapiten?
“Është futboll, lëndimet janë pjesë e futbollit. Duhet të dish t’i pranosh, kemi lëndime që kanë qenë pjesë e kësaj skuadre për një kohë të gjatë. Ky është futbolli, lëndimet gjithashtu u japin mundësi lojtarëve të tjerë të luajnë letrat e tyre dhe të gjithë do të përpiqen të ndihmojnë ekipin. Edhe Italia ka të njëjtin problem, ne duhet të bëjmë më të mirën në bazë të mundësive që kemi dhe të ndihmojmë sa më shumë ata që kanë luajtur më pak në këtë kontekst. Objektivi do të jetë të mposhtim Italinë, është një shans i madh për të gjithë ne. Ne kemi ardhur këtu jo për t’u mbyllur në mbrojtje, por për të thyer kundërshtarët tanë me një taktikë të mirëmenduar.”

Si i keni ndihmuar të rinjtë këto ditë?
“Të rinjtë trajtohen pak më ndryshe në vitin 2021 se në të kaluarën, ndoshta ne ishim më të turpshëm ndërsa tani ata kanë më pak frikë të ekspozohen dhe të rrezikojnë. Cilësia e sektorit të të rinjve është rritur dhe tani ata janë në gjendje të përballojnë “, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Shaqiri./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 16:28