“Tërmet” në 25 prill, Gjiknuri- Ramës: Kam qejf të bëhet fitorja dhe ta them edhe një herë atë fjalë

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në Facebook, i ka kërkuar koordinatorit të fushatës së PS në Vlorë, Damian Gjiknuri që në Vlorë ta bëjë “tërmet” për zgjedhjet e 25 prillit.

“Do e bësh tërmet Vlorën, apo jo?”, e pyet kryeministri. “Po, kam qejf që të bëhet fitorja dhe ta them edhe një herë atë fjalë, aty e ka lezetin”, përgjigjet Gjiknuri. “Forca ta bëjmë një tërmet atje”, i thotë Rama.

Gjatë telefonatës, ndër të tjera Rama e pyet Gjiknurin edhe për atë që e konsideron pjesëmarrjen e presidentit Meta në fushatë. “Presidenti vjen se atë punë ka. Vjen i maskuar, ka mënyrën e tij. Punon prapa dyerve”, i thotë Gjiknuri. “Me OFL? Apo kap çfarë të kapësh, ku të dalë?”, pyet Rama, duke marrë si përgjigje nga Gjiknuri: “LSI këtu sikur e ka humbur toruan… nuk e gjen veten”.

Kujtojmë se fjala “tërmet” e përdorur nga Gjiknuri doli në përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku deputeti socialist komentonte fitoren në zgjedhjet lokale në Dibër, në vitin 2016


Shtuar 5.04.2021 15:00