Lufta me COVID-19, Kosova merr sot masat e reja

Qeveria e Kosovës do të vendosë sot masat e reja kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndër masat e reja do të jetë ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00-05:00 përveç në rastet emergjente, ndalimi i aktiviteteve të gastronomisë përveç shërbimit “merr me veti” si dhe kalimi në formën online të mësimit për ciklin parauniversitar dhe universitar.

Ndërkohë institucionet publike dhe private obligohen që të paraqitet në punë vetëm stafi i cili kryen  shërbime esenciale. Përgjegjësit e institucioneve publike dhe private obligohen të definojnë stafin esencial për nevojat e institucionit me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

“Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (6 prill deri me datë 18 prill) obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore. Institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19”.

Mbajtja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është e detyrueshme në të gjitha rastet përveç: gjatë drejtimit të automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit dhe çiklizmit si dhe gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.


Shtuar 5.04.2021 15:05