Jose Mourinho shpesh ka folur rreth merkatos dhe Romës.
Tekniku portugez është shprehur i pakënaqur me drejtuesit e klubit pasi ata nuk po i japin një dritë jeshile për të kryer afrimet në ekip që ai do dhe se ekipi ka shumë mungesa.
Në bisedimet e fundit , Mourinho i ka treguar pronarëve se çfarë i mungon skuadrës për ta bërë atë konkurrues në funksion të objektivave të vendosura nga drejtuesit.
Sipas “Il Messaggero”, pronari amerikan Fredkin ka vendosur ta mbështesi atë.
Sipas “Special One” , skuadrës i mungon një mesfushor , një mbrojtës krahu i djathtë dhe një mbrojtës qëndre./h.ll/albeu.com