Kapet çanta me 70 mijë euro në një autobus në portin e Durrësit

Një sekuestrim parash ka ndodhur ditën e sotme në Portin e  Durrësit ku mësohet se janë kapur 70 mijë euro të padeklaruara.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se sasia e eurove është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një autobus të linjës Shqipëri-Itali.

Policia kufitare ka arrestuar dy shoferët e autobusin, shoferin e parë dhe ndihmësin e tij. Eurot ishin te ndara në shtatë pako me nga 10 mijë euro.

Eurot dyshohet se i perkasin grupeve kriminale, te cilat kane derguar lende narkotike ne Itali dhe prisnin eurot ne Shqiperi. /albeu.com/

 


Shtuar 10.11.2021 16:48